Azemi: 90% të punëtorëve që kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer

Azemi: 90% të punëtorëve që kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se e ka befasuar deklarata e kryeministrit Albin Kurti për sindikatat në Kosovë, i cili deklaroi se sindikatat e punëtorëve duhet t’i ndryshojnë përfaqësuesit e tyre.

Azemi thotë se premtimet që i ka dhënë Kurti sa ishte në pozitë i kanë dhënë shpresë se do të ndërrojë gjendja e punëtorëve në sektorin privat.

Ai thotë se mbi 90% e punëtorëve në sektorin privat e kanë mbështetur Kurtin në zgjedhjet e fundit për shkak të premtimeve që i ka dhënë ai.

“90% të punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer. Nuk ka bërë mjaftueshëm dhe punëtorët janë të dëshpëruar”, tha ai.

Shpërndaje në: