Azemi: Kurtin e di çfarë e pret me 20 prill andaj po tenton me zbutë zërin e protestës me 100 euro

Azemi: Kurtin e di çfarë e pret me 20 prill andaj po tenton me zbutë zërin e protestës me 100 euro

Jusuf Azemi – Kryetar në sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat, ka komentuar ndihmën e fundit të qeverisë së Kosovës, ku sot janë ndarë 100 milionë për qytetarët, por kur themi qytetarët pra bëhet fjalë vetëm për disa, jo të gjithë, e që sipas Azemit kjo gjë është bërë pa kurrfarë analize, vetëm që të zbutet zëri i protestës së 20 prillit, shkruan Periskopi.

Azemi në debat plus tha se në ndarjen e këtyre mjeteve nuk janë të përfshira të gjitha kategoritë. Sipas kryetarit Azemi mbi 50% të punëtorëve janë pa kontrata, e që të njëtit nuk kanë të drejtë të gëzojnë këtë fitim, përcjell Periskopi.

 

“Paj është shumë normal që tek sindikatat, që nëse edhe një qeveri edhe me 10 cent me kontribu është faleminderit. Mirëpo kjo është bërë pa asnjë analizë, pa asnjë debat, mbi 90% shkon për punëtorët. Ne shumë normal kemi qenë kritikë për format dhe mënyrat  ndarjes së mjeteve. Është diçka shumë e shpejtuar. Nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë. Ne flasim pë rata punëtorë, që mbi 50% i kemi pa kontrata, ku nuk kanë me gëzu këtë të drejt. Nuk e han pazari, sepse po të kishte qenë një periudhë disa mujore kish qenë dicka. Kjo është sikur dajt kur kanë ardhur ten a që na jepshin karamele e që u mashtrojshum e hajt. Nuk blehet gjithherë sindikatat me mjete. Çështjen më elementare nuk e kemi, se kemi diskutim publik me të. Pikërisht këtë ndërhyrje që e bëri e bëri pikërisht se e di çfarë do ta pret me 20 prill. Kurti në njëfarë forme ka tentuar të zbutë zërin e protestës së 20 prillit.”, tha Azemi në debat plus/PERISKOPI

Shpërndaje në: