Aziz Salihu: Rihannën gruaja jem e ka çikë te mixhës

Periskopi.com Showbiz

Ish boksieri Aziz Salihu i është bashkuar partisë së Milaim Zekës, Partisë Euroatlantike të Kosovës.

Aziz Salihu i njohur edhe si ‘Zizi’ shquhet edhe për deklaratat e tij sensacionale.

Njëra nga to është edhe kjo, ku në njërin prej emisioneve, ai thotë se ‘gruaja e tij e ka Rihannën cikë të mixhës’

Kur gazetari e pyet se a i njeh këngëtaret si Beyonce, Rihanna e ‘këto…”, Salihu i ndërhynë duke i thënë se ‘Rihannën e ka gruaja e tij cikë të mixhës’.

Periskopi beson se këtë gabim, legjenda e boksit e ka bërë pa qëllim, ndoshta ka menduar në ndonjë ‘Rejhanë’ – emra të rëndomtë të këngëtareve të ndryshme – sidomos tallava ose kështu dicka.

Ja edhe video:

ZiZi

Posted by Jeton Bllacaku on Wednesday, 21 August 2019

Shpërndaje në: