Baba i suxhukut, aktivisti i njohur i VV-së: Albin ti s’je Krishti, shkarkoje Hysen Durmishin

Baba i suxhukut, aktivisti i njohur i VV-së: Albin ti s’je Krishti, shkarkoje Hysen Durmishin

Aktivisti i njohur i Vetëvendosjes, Blendi Zymi, që njëherit njihet edhe si ‘Baba i suxhukut’ – ashtu siç e ka përshkrimin në profilin e tij në Facebook, pasi njihet për recetat e famshme për suxhuk, ka shpërthyer pas intervistës së mbrëmshme të Berat Buzhalës në TVDukagjini dhe inkuadrimin e Hysen Durmishit në të.

Shqetësimi i babës së suxhukut kosovar, aktivist i Vetëvendosjes, duket se vjen pas zhvillimeve të fundit – publikimit të audio-përgjimit ku dyshohet për ryshfet në Ministrinë që udhëhiqet nga Liburn Aliu si dhe deklaratën e Hysen Durmishit lidhur me tenderin ‘për dostin e vet, pasi është më i përgjegjshëm’. Zymi i bën thirrje Liburn Aliut dhe Albin Kurtit që ta shkarkojnë Hysen Durmishit – me thirrjet për të dy: “Ju s’jeni Krishti”.


(Screenshot: Nga profili i Blendi Zymit) 

Ky aktivist, thotë se po ta dëgjonte një deklaratë si ajo e Hysen Durmishit mbrëmë, nga ndonjë ministri i -siç shkruan ai -PLDK-së, ‘ai personalisht 200 postime në ditë do t’i bënte kundër tij’.

“Me pas dal ni zv. Minister i PLDK-s n’tv live me thon qe e ka dost filanin e kompanis e pikerisht ai me marr tenderin me asi selaqka fillozofina ma e pergjegjshme ma ksi ma asi be po ju boj 200 postime n’dite jau kisha bo une, per te tjert sdi”, shkruan Zymi, përcjell Periskopi. 

Postimi i plotë i të njohurit si baba i suxhukut:

M’falni po s’muj ja qkerrdhej intelegjencen vetes.

Me pas dal ni zv. Minister i PLDK-s n’tv live me thon qe e ka dost filanin e kompanis e pikerisht ai me marr tenderin me asi selaqka fillozofina ma e pergjegjshme ma ksi ma asi be po ju boj 200 postime n’dite jau kisha bo une, per te tjert sdi.

Liburn ti s’je krishti, ti s’ki nevoj me i fal kta qe s’din – shkarkoj!

Une nuk po e perfshij veten ktu po veq aktivistin e Levizjes, po thom qe shum mund e shum sakrifica ka pas me ardh deri te pushteti i drejt, ne kete rast drejt spo shoh.

Secili qytetar e din qe pushtetart ne te kaluaren i kan bo ligjet sipas matematikave tyne, shum ligje duhet mu ndrru e shum me ardh t’reja krejt ne rregull po nuk muj i qes hi syve t’mi tu e pa ngu live @hysendurmishin e mem kallzu qysh ja ka jep tenderin dostit t’vet se ai ma i pergjegjshem!

Albin Kurti, shkarko Hysen Durmishin!

@albinkurti ti s’je krishti, ti s’ki nevoj me i fal kta qe shiten qe nuk din!

Shpërndaje në: