Babai i Ardian Ismajlit thotë se po kërcënohen e fyhen me porosi nga dikush i fuqishëm

Babai i Ardian Ismajlit thotë se po kërcënohen e fyhen me porosi nga dikush i fuqishëm

Shqipëria humbi me rezultat 4-1 nga Polonia mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Në këtë ndeshje, luajti edhe ish kapiteni i Kosovës për grupmoshën U-21, Ardian Ismajli.

Lewandowski arriti që me fillim të ndeshjes të fitonte një duel me Ardian Ismajlin dhe të shënonte për 1-0.

Por, më pas Ismajli e mori veten deri diku dhe Shqipëria pati një paraqitje përgjithësisht pozitive në Varshavë.

Sidoqoftë, duket se Ardiani është sulmuar nga dikush pasi babai i tij, Ilmiu, ka reaguar emocionalisht në Facebook.

“Ne si familje dhe në veçanti Ardiani prej momentit që kemi zgjedh Kombëtaren shqiptare kemi kaluar periudha të vështira nga kërcënimet, fyerjet dhe etiketimet më të ulta që i bëhen një lojtari dhe familjes së tij,” – thotë ai.

Më tej, z. Ismajli deklaron që beson se dikush i fuqishëm ka porositur këtë fushatë agresive ndaj të birit të tij, që tash luan në Serie A për Empolin.

Reagimi i plotë:

Te dashur vllezer,

Ne si familje dhe ne veqanti Ardiani prej momentit qe kemi zgjedhe Kombtaren Shqiptare kemi kaluar periudha te veshtira nga krecnimet fyrjet dhe etiketime me te ulta qe i behen nje lojtari dhe familjes se tij dhe ende vazhdojn .

Une besoj qe kjo eshte e porositur edhe nga njerz te fuqishum.

Ne nuk kemi zgjedhe te luajm per nje shtet armik po per nene Shqipri e cila eshte e te gjithve ashtu siq eshte edhe Kosova dhe te gjitha trojet Shqiptare.

Kto veprime prej me te ultave neve vetem sa na forcojn , per Ardiani eshte edhe nje motiv shtes qe te punoj te arrij majat e futbollit botror.

Ju falenderoj te gjiitheve qe keni qen pran nesh dhe na keni perkrah qe te jemi me te fort.

Fotoja e fundit nuk ka koment.

Perpara Ardian perpara djem Shqiptar suksesi do te arrij shume shpejt vetem te bashkuar.

Shpërndaje në: