Babai i Florian Markut: I gjithë mundi po i shpërblehet, ka sakrifikuar shumë që t’i arrijë majat

Babai i Florian Markut: I gjithë mundi po i shpërblehet, ka sakrifikuar shumë që t’i arrijë majat

Pas një meçi shumë interesant, Marku ishte shumë më i rrezikshëm brenda ringut dhe mori fitoren që e bën atë kampion bote, pas rezultateve 97-93 dhe 96-94, ndërsa gjyqtari i tretë shënoi fitore në mënyrë të çuditshme 99-91 për Prodanin.

Për Florian Markun është shumë krenar edhe një person shumë i dashur, babai i tij.

Sebi Marku, babai i Florian Markut thotë se është tejet krenar me djalin e tij, pasi po shpërblehet për të gjithë sakrificat që ai ka bërë gjatë jetës.

“Ndihem shumë krenar, sepse e di sa është munduar dhe që ka sakrifikuar shumë gjëra vetëm që të arrijë majat e këtij sporti. Jam gëzuar tej mase, sepse po shikoj që i gjithë mundi që ka bërë po i shpërblehet”, tha fillimisht Sebi Marku, babai i Florian Markut për ‘GazetaBlic Sport’.

Babai i Florian Markut zbulon se si është kampioni i botës në raport me familjen.

Përkrahja e madhe që vjen për Florian Markun e kënaq edhe babain e tij, i cili falënderon të gjithë shqiptarët që e motivojnë para çdo meçi.

“Po, është e vërtetë ka një përkrahje shumë të madhe në çdo ndeshje dhe kjo vihet re nga të gjitha meçet që ka. Faleminderit shqiptarëve edhe kosovarëve për të gjithë perkrahjen që i japin Florianit”, shtoi Marku.

Në fund, ai dha edhe një mesazh për djalin e tij.

“Mesazhi im për Florianin është të vazhdojë të bëjë atë që di dhe një dit Zoti do ja shpërblejë të gjitha! Respekte për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, përfundoi ai.

Vlen të potencohet se Florian Marku nuk ka asnjë humbje në karrierën e boksit profesionist, pasi ka marrë 9 fitore dhe 1 barazim në 10 meçet që ka zhvilluar.

Shpërndaje në: