Babai i ish-kandidatës për deputete të LVV-së emërohet në Bordin e UShAF-së

Babai i ish-kandidatës për deputete të LVV-së emërohet në Bordin e UShAF-së

Qeveria e Kosovës po i mbush bordet me familjarë, ndonëse para se të vinin në pushtet deklaronin se të familjarët janë vetëm për dasma.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka emëruar në Bordin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj babanë e ish-kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Sala Gashi-Loku.

Hazir Gashi në mbledhjen e 14 janarit është zgjedhur edhe zëvendëskryesues i këtij Bordi.

Lajmi është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të këtij universiteti.

“Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), me datë 14.01.2022, ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast është bërë nënshkrimi i deklaratës etike nga anëtarët e rinj të KD, të emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), si dhe u zgjodh kryesuesi dhe zëvendëskryesuesi i këtij Këshilli. Anëtarët e emëruar nga MAShTI janë: Agron Dida, Hazir Gashi dhe Hamit Qeriqi, prej të cilëve, KD me vota të fshehura zgjodhi kryesues Agron Dida dhe zëvendëskryesues Hazir Gashi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pos Gashit, ministrja Nagavci ka emëruar si përfaqësues në këtë këshill edhe dy anëtarë të tjerë, Agron Didën dhe Hamit Qeriqin.

Shpërndaje në: