Babai i Leo Messit mban bisedime me përfaqësues të këtij klubi për transferimin e të birit

Babai i Leo Messit mban bisedime me përfaqësues të këtij klubi për transferimin e të birit

Barcelona, shpesh e etiketuar si Messi FC, arriti që pa të ta sigurojë një fitore të madhe prej 5-2 kundër Valencias, të shtunën.

Golat nga Ansu Fati, Frenkie de Jong, Frenkie de Jong dhe Luis Suarez (2) ishin në mesin e golashënuesve, transmeton Periskopi.

Vetëm lista e golashënuesve flet vetë. Qartazi Ernesto Valverde po mundohet ta freskojë Barçën me talentë të rinj.

Nuk ka nevojë as të ceket se, derisa ka nisur të rritet ajo ndjenja e pranimit se Messi do të largohet një ditë, bashkëlojtarët e tij nuk janë as për së afërmi të gatshëm t’ia shohin shpinën atij.

FC Barcelona v Arsenal - Pre-Season Friendly

Dhe shqetësimet për të ardhmen e tij po rriten gjatë gjithë kohës. Ekziston një klauzolë në kontratën e 32-vjeçarit që e lejon të largohet në parametra zero në fund të çdo sezoni.

Tani, “The Sun” raporton se Inter Miami nga MLS po bën lëvizje për të.

Raporti i gazetës britanike potencon se Miami ka shumë fansa nga Amerika Latine, gjë që do t’i përshtatej Messin, derisa lokacioni i klubit do t’i jepte atij më shumë mundësi për ta vizituar Argjentinën më shpesh.

Ndër të tjerash, në raport shkruhet se David Beckham ka dërguar përfaqësuesin e tij, Paul McDonough në Londër për t’u takuar me babain e Messit, Jorgen, i cili shpesh e këshillon pesë herë “Topin e Artë” për hapin e ardhshëm në karrierë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: