Babai i Marigona Osmanit: Kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë

Babai i Marigona Osmanit: Kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë

Babai i të ndjerës, Marigona Osmani, 18 vjeçare nga Ferizaj, e cila dyshohet se u rrah deri në vdekje, ka thënë se vajza e tij ka qenë e kërkcënuar prej kohësh.

Gazetarja Bora Shahini nga Abc News, zbuloi bisedën që ka bërë me babanë e të ndjerës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale. Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

Shahini ka theksuar se babai ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

“Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: