Djali rrah babain në Prishtinë

Dje në Prishtinë është arrestuar një person, për arsye se i njëjti ka sulmuar babain e tij.
Sipas raportit policor, rasti është klasifikuar si lëndim trupor dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor, shkruan Periskopi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Periskopi/