Babai rrahu vazhdimisht të birin e mitur, dërgohet në strehimore

Babai rrahu vazhdimisht të birin e mitur, dërgohet në strehimore

Një i mitur në Prishtinë është dërguar në strehimore pasi është rrahur vazhdimisht nga babai i tij.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj birit të tij viktimës mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Shpërndaje në: