Baballarët e sotëm kalojnë 3 herë më shumë kohë me fëmijët

Baballarët e sotëm kalojnë 3 herë më shumë kohë me fëmijët

Fëmijët tanë po rriten në një botë shumë të ndryshme nga ajo e brezave parardhës.

Hulumtimet tregojnë se baballarët e sotëm janë më të përfshirë se kurrë më parë në rritjen e fëmijëve dhe kjo po ndryshon mënyrën se si fëmijët e shohin botën dhe veten.

Baballarët duan të jenë prindër të barabartë

Baballarët modernë e marrin seriozisht prindërimin, duke shpenzuar tre herë më shumë kohë me fëmijët e tyre, se baballarët e dy brezave më parë. Dhe përmë tepër, ata janë shumë më aktivë me fëmijët gjatë kohës së shpenzuar me ta.

Në vitin 1982, 43% e baballarëve pranuan se nuk ndryshonin asnjë pelenë të fëmijës. Sot, numri është zvogëluar në rreth 3%, dhe kjo është diferencë e madhe, sepse hulumtimi tregon se kur baballarët veshin, ndërrojnë, lajnë fëmijët e tyre, lidhja baba-fëmijë bëhet shumë më e fortë kur kalojnë vitet.

Hulumtimet tregojnë se baballarët e sotëm dëshirojnë të jenë të barabartë me nënat në prindërim, duke qenë më të interesuar në shpërndarjen e punëve dhe përgjegjësive.

Edhe pse ende pjesën dërrmuese të punëve i bëjnë gratë, baballarët shpenzojnë 30 minuta më shumë sesa kanë shpenzuar baballarët e tyre, në kujdesin për shtëpinë dhe fëmijët.

Baballarët e angazhuar iu sjellin shumë përfitime fëmijëve. Ata po mësojnë vajzat se nuk kanë asgjë më pak se djemtë dhe u mësojnë djemve tanë se larja e enëve nuk është “punë e grave”.

Ky trend i baballarëve që ndihmojnë më shumë në shtëpi nuk është pozitiv vetëm për fëmijët, por edhe për martesat.

Kur çiftet ndajnë punët me njëri-tjetrin marrëdhënia mes tyre është më paqësore dhe më e fortë.

Pavarësisht se sa kanë përparuar baballarët në këtë aspekt, ata ndonjëherë ndiejnë presion kur krahasojnë veten me baballarët e tyre, të cilët nuk bënin “asgjë” në shtëpi.

Edhe baballarët kanë nevojë për mbështetje

Në shumë vende të botës me demokraci të zhvilluar, ekzison ideja që edhe baballarët të paguhen si nënat pas lindjes së fëmijëve, të kenë më shumë përfitime dhe lehtësira nga punëdhënësit e institucionet shtetërore.

Pra, baballarët ndikojnë shumë nëse janë bashkëpunues. Ata po ndryshojnë botën, duke ndërruar një pelenë. Duhet ta vlerësojmë çdo përpjekje të tyren.

Shpërndaje në: