Babës Sheh i kapet kanabisi i mbjellur në bahçe: Del se ka lidhje me një politikane

Periskopi.com Lajme

Gazeta Sinjali ka mësuar se një person me emrin Astrit Dema është arrestuar nën dyshimin e “kultivimit të bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kokainës”. Ky i fundit është bashkëshorti i ish asamblistes së Nismës në komunën e Gjakovës.

Bimët e dyshuara narkotike që u gjetën në oborrin e Demës, pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës, janë shkatërruar me anë të djegies.

Përveç bimëve, në shtëpinë e Demës, policia gjatë bastisjes, gjeti dhe konfiskoi një armë revole me gaz (CO2).

Ndërkaq, prokurori kishte urdhëruar lirimin e 51-vjeçarit, në procedurë të rregullt gjyqësore.

Shpërndaje në: