Bad News Eagles kualifikohen në finale të “Elisa Invitational Spring”

Bad News Eagles kualifikohen në finale të “Elisa Invitational Spring”

Bad News Eagles ka arritur të kualifikohet në finale të turneut “Elisa Invitational Spring 2022”.

Ekipi kosovar mposhti në gjysmëfinale ekipin çek, Sinners me rezultat 2:0 në map-a.

Në Vertigo, BNE triumfoi 16:13, kurse në Mirage djemtë kosovarë bënë një rikthim fantastik duke e fituar 16:14.

Kështu, tashmë Bad News Eagles ka siguruar finalen dhe shtatë mijë dollarë.

Nga ora 20:00, ata e zhvillojnë finalen e madhe ndaj ekipit HEET, kurse fituesi shpërblehet me 25 mijë dollarë.

Shpërndaje në: