Bad News Eagles të martën nisin turneun e ri, ky është kundërshtari i parë

Bad News Eagles të martën nisin turneun e ri, ky është kundërshtari i parë

Ekipi shqiptar Bad News Eagles nesër (e martë) do ta fillojnë garën në turneun CCT South Europe.

Pas Majorit në Paris ku treguan paraqitje fantastike, tani ekipi Bad News Eagles do të mundohen të fitojnë turneun online – CCT South Europe.

Në këtë turne për skuadrat pjesëmarrëse ndahen çmime në vlerë prej 50.000 dollarësh.

Ndeshjen e parë Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit Endpoint, nesër (e martë) duke filluar nga ora 17:00.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe do të transmetohet në platformën Gjirafa Video.

Shpërndaje në: