Baggio për Superligën Evropiane: Futbolli ka nevojë për ndryshim, por duhet të kemi kujdes

Baggio për Superligën Evropiane: Futbolli ka nevojë për ndryshim, por duhet të kemi kujdes

Ish-ylli i Italisë dhe fituesi i “Topi të Artë”, Roberto Baggio ka thënë se futbolli ka nevojë për ndryshim, kur u pyet për projektin e Superligës Evropiane, por shtoi se drejtuesit nuk duhet të harrojmë kurrë se kjo lojë u përket njerëzve.

Projekti i Superligës shkaktoi tronditje në të gjithë botën e futbollit, dhe tifozët në të gjithë Evropën protestuan kundër vendimit ndaj 12 klubeve themeluese.

Projekti u rrëzua shpejt dhe për një kohë të shkurtër, por tre klube kanë mbetur të lidhur me projektin – pasi Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi nuk do të heqin dorë nga ndryshimi i lojës.

“Mendoj se futbolli ka nevojë për ndryshim. Është e padiskutueshme. Shpejtësia me të cilën u shemb projekti, megjithatë, duhet të na bëjë të mendojmë”.

“Për të lundruar drejt horizonteve të reja, me projekte të reja, ne kemi nevojë për burra të aftë, me përvojë tashmë të konsoliduar”.

“Do të zhgënjehesha nëse do të humbisnim mundësinë për të ndërtuar diçka të nevojshme, sepse bota ndryshon, njerëzit ndryshojnë dhe TV ndryshon gjithashtu”.

“Ne duhet të krijojmë një kulturë të sportit, pra edhe të futbollit, por kurrë nuk duhet të harrojmë se i përket njerëzve”, ka thënë Baggio në “Libero”.

Shpërndaje në: