Bahtiri: E vetmja parti që mund të bëjë ndryshime është Vetëvendosja, me AKR
Ai, në “Interaktiv” të KTV-së, ka treguar se pse ka bërë koalicion me Vetëvendosjen, e cila më parë edhe ka pasur deklarata jo të mira për Bahtirin, transmeton Koha.net.
“Me Vetëvendosjen më lidh ajo që dëshiron të punojë me duar të pastra dhe për qytetarët, për ta bërë të pamundurën të mundur. Kjo është të bëhet një ndryshim”, ka thënë Bahtiri, që ka një bindje të fuqishme se VV mund të bëjë ndryshimin në vend.
“E vetmja parti që mund të bëjë ndryshime radikale në menaxhim është Vetëvendosja, me AKR”, shtoi Bahtiri, teksa ka thënë se zgjedhjet e ardhshme vija e kuqe është vetëm për PDK-në.



