Bahtiri i VV-së: LDK të bëj koalicion me ne për të mirën e vet  

Bahtiri i VV-së: LDK të bëj koalicion me ne për të mirën e vet  

Zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri thotë se marrëveshja LDK-VV duhet të ndodhë por që kryeparlamentari t’i mbetet partisë së tij – Vetëvendosjes.

Kështu shkruan zoti Bahtiri në Facebook:

Marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse mjaftë është humbur kohë.

Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.

Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së.

 

Shpërndaje në: