Bahtiri për mitrovicasit: Më keni parë edhe duke kënduar kur kanë pasë gëzim ata

Periskopi.com Lajme

Kandidati për Kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka shprehur dashurinë e tij që e ka me qytetarët e Mitrovicës duke thënë se janë shumë të vuajtur dhe të lënë anash.

Bahtiri ka thënë se qytetarët e Mitrovicës i do si të jenë familjarë të tij, përcjell Periskopi.

“Ne jemi me ndërgjgje të pastër dhe me një vullnet të fuqishëm  për qytetarët e Mitrovicës sepse janë shumë të vuajtur, janë të lënë anash. Qytetarët e Mitrovicës i dua si të jenë familje e ime.

“Më keni parë edhe duke kënduar kur kanë pasë gëzim ata. Edhe me sharki duke kënduar. Më keni parë duke qajtë kur kanë pasë hidhërim ata, sepse e kam kuptuar drejt se qytetari ka nevojë”./Periskopi/

Shpërndaje në: