Bahtiri zyrtarisht në Vetëvendosje, Kurti thotë se duke iu falënderuar qëndresës së Bahtirit, sot nuk ka kufi në lumin Ibër

Bahtiri zyrtarisht në Vetëvendosje, Kurti thotë se duke iu falënderuar qëndresës së Bahtirit, sot nuk ka kufi në lumin Ibër

Kryetari i Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot edhe zyrtarisht i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Në ceremoninë e aderimit të kalimit të Bahtirit nga AKR-ja në  Vetëvendosje po merr pjesë vetë kreu i LVV’së, deputeti Xhelal Sveçla dhe disa zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ai gjendet në Mitrovicës, dhe nuk është hera e parë që Agim Bahtiri gjendet në Vetëvendosje.

Kurti ka treguar për një bisedë që ka pasur me Bahtirin në vitin 2018, në të cilën kreu i Mitrovicës ka thënë se disa lagje të Mitrovicës së tij kurrë nuk do të mbesin nën Serbi.

“Duke iu falënderuar qëndresës së kryetarit Bahtiri, sot nuk e kemi kufirin në lumin Ibër”, ka thënë Kurti.

Kreu i VV’së ka thënë se dita e zgjedhjeve do të jetë një ditë feste.

“Jemi të bindur që bashkë me Agim Bahtirin dhe aktivistët e tjerë të AKR’së, ditën e zgjedhjeve do ta shndërrojmë në ditë fitoreje e ditë feste”, ka thënë ai.

Ndërkohë në fjalën e tij Bahtiri ka thënë se Albin Kurtin e ka mik të zemrës. Bahtiri gjithashtu ka falënderuar aktivistët e AKR-së për mbështetjen që i kanë dhënë për të mirën e Mitrovicës.

Ai gjithashtu ka kritikuar institucionet qendrore, duke thënë se nuk e kanë përkrahur punën e tij në Mitrovicë.

Shpërndaje në: