Bajrami e qet në rrenë Qeverinë Kurti: S’ka pako të ringjalljes 420-450 milionë, por 127 milionë euro

Bajrami e qet në rrenë Qeverinë Kurti: S’ka pako të ringjalljes 420-450 milionë, por 127 milionë euro

Ish-ministrja Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se s’ka pako të ringjalljes e as rimëkëmbjes nga Qeveria Kurti, siç është proklamuar në shuma mbi 400 milionë euro.

Ja reagimi i plotë:

Nuk ka pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 420 milionë euro në projekt-buxhetin e vitit 2022, as nuk ka pasur pako të ringjalljes ekonomike në vlerë prej 450 milionë euro në buxhetin e rishikuar të vitit 2021, siç e kanë proklamuar Qeveria dhe shumica në Kuvend.

Shihni vetë sa është pakoja e rimëkëmbjes-ringjalljes ekonomike: fotoja është pjesë e shkeputur nga Raporti nëntëmujor i vitit 2021 i Buxhetit të Kosovës, ku shihet që pakoja e rimëkëmbjes – ringjalljes është 127.9 milionë euro. Dokument ky i aprovuar në Qeveri dhe i nënshkruar nga z. Kurti.

Shpërndaje në: