Bajrami flet për një skandal të madh të Qeverisë: 3,5 milionë euro janë tërhequr ilegalisht nga AKP-ja

Bajrami flet për një skandal të madh të Qeverisë: 3,5 milionë euro janë tërhequr ilegalisht nga AKP-ja

Ish – ministrja e Financave dhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka ngritur dyshimet për një skandal tjetër nën qeverisjen e Albin Kurtit. Kësaj radhe në Agjencinë  Kosovare të Privatizimit. Bajrami në fjalimin e saj në Kuvend tha se për tri orë janë ekzekutuar 3.5 milionë euro jashtëligjshëm nga AKP’ja.

“Ajo çka dim deri me tani është se me 30 dhjetor 2022, brenda tri orëve me urdhër të një gjykatë që nuk është kompetente janë ekzekutuar 3.5 milionë euro nga xhirollogaria e fondeve të AKP’së. Po e them edhe një herë nga një gjyktatë jo kompetente dhe përmbaruesi privat”, tha ajo.

Sipas saj, ministrja e drejtësisë ka suspenduar nga puna një përmbarues privat.

“Krejt çka ka bërë Ministrja e Drejtësisë ka suspenduar nga puna një përmbarues privat. AKP ka reaguar dhe prokuroria ka arritur që t’i bllokojë 2.1 milionë euro, mirëpo fondet e AKP-së që janë disbursuar në llogaritë e gjykatësve janë 1.4 milionë euro.”.

Ajo kërkon nga AKP që të jap llogari në Kuvend pasi që është institucion i pavarur.

Shpërndaje në: