Bajrami ia zbulon mashtrimin Kurtit: 19 milionshi i ndarë për energji është brenda 90 milionshit, nuk është vendim i ri

Bajrami ia zbulon mashtrimin Kurtit: 19 milionshi i ndarë për energji është brenda 90 milionshit, nuk është vendim i ri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë dje vendim të ri për subvencionim të ri, por vendimi i së mërkurës ka qenë brenda ndarjes 90 milionë euro të energjisë.

Qeveria e Kosovës të martën i ka ndarë 19 milionë euro të energjisë për konsumatorët fundorë.

Por Bajrami thotë se ky vendim është marrë në mbledhjen e 60’t të Qeverisë.

Për këtë Bajrami ia ka përmendur Qeverisë një thënië te vjetër popullore “kush ka nge, shtin rruza në pe”.

“Dje Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë. Qeveria dje thjeshtë ka bë alokim të mjeteve të 90 milionishit që e ka ndarë në fillim të këtij viti, konkretisht në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, e cila u mbajt me datë 5 shkurt 2022, online. Dy ditë me pas ZRRE ka nxjerrë vendimin për tarifat e reja me rritje: 85% për tarifën e lartë dhe 104% për tarifën e ulët”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

“Nga mjetet e 90 milionisht deri me tani janë ndarë 41 milionë euro KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore edhe 19 milionë euro dje. Të gjitha këto mjete janë për energjinë që tanimë është shpenzuar dhe e kanë efektin zero në situatën në të cilën gjendemi”, ka thënë ajo.

Kosova po përballet me krizë energjetike. Të martën gjatë një konference për media, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se “dimrit mund të ketë reduktime të energjisë elektrike”.

Shpërndaje në: