Bajrami kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të rrymës të shtyhej në pranverë, të hiqet edhe TVSH

Bajrami kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të rrymës të shtyhej në pranverë, të hiqet edhe TVSH

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se ngritja e çmimit të rrymës është situatë e rëndë për popullin dhe se diçka e tillë do të duhej të bëhej në pranverë, nëse do të ishte nevoja,transmeton Periskopi.

‘’Reagimi i Qeverisë, i vonshëm. Situatë jashtëzakonisht e rëndë. Jemi në flukun e Omicronit. Nëse duhet të bëhet dicka e tillë, duhet të shtyhet për në pranverë’’, ka thënë ajo.

Tutje ajo thekson nevojën e heqjes së TVSH’së.

‘’Duhet të konsiderohet shumë seriozisht heshtjen e TVSHpër produktin e rrymës. Kjo kish me lehtësu barrën e ngritjes së energjisë’’./PERISKOPI/

Shpërndaje në: