Bajrami-Muratit: Jeni zotuar se askujt nuk do t’i paguhet energjia, premtimet i ka marrë era

Bajrami-Muratit: Jeni zotuar se askujt nuk do t’i paguhet energjia, premtimet i ka marrë era

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili të martën me një pompozitet të plotë tha se “financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur”.

Për thesin e qepur, Bajrami tha se Qeveria Kurti për dy vite i ka dhuruar 98 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në veri: 33 milionë euro për vitin 2021 dhe  65 milionë euro për vitin 2022.

Ish-ministrja e Financave u shpreh se ka pasur edhe premtime për disa çështje nga ana e pushtetit të LVV-së por që “i ka marrë era”.

“Ka pasë premtime edhe për këtë çështje si: ”askujt nuk do t’i paguhet energjia e shpezuar”, por ka kohë që premtimet i ka marrë era”, shkroi ajo të mërkurën në Facebook.

Shpërndaje në: