Bajrami: Nuk dihet kur do të bëhemi pjesë e OBT’së

Bajrami: Nuk dihet kur do të bëhemi pjesë e OBT’së

Ministrja  Hikmete Bajrami ka raportuar sot para Komisionit për Integrime Evropiane për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.Ajo tha se ushqimi tashme është duke u kontrolluar më shumë dhe shtoi se shpeshtimi i rasteve për produkte pa afat shpreson të jetë vetëdijesim i qytetarëve për të raportuar për këtë dukuri.

Bajrami këtë deklaratë e ka dhënë pasi që është pyetur nga deputetja e LDK-së Vjosa Osmani.

E pyetur se kur saktësisht MTI-ja do të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë Bajrami tha se janë duke bërë përpjekje gjatë këtij mandati por nuk dha afat të caktuar,  pasi që sipas saj është  proces i komplikuar.

Shpërndaje në: