Bajrami paralajmëron rënie ekonomike prej 3%

Bajrami paralajmëron rënie ekonomike prej 3%

Komisioni për Buxhet dhe Transfere është mbledhur sot për të shqyrtuar në parim  Projektligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, raporton Gazeta Express.

Në komision ka folur Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila ka deklaruar se qytetarët dhe bizneset janë ndikuar nga pandemia, e një gjë e tillë ka prekur edhe financat publike.

“Ne kemi fillu procesin e rishikimit në ditën e parë të punës së kësaj qeverie, edhe pse kemi pas kohë të kufizuar besoj që kemi bërë më të mirë për të hartuar një draft që është gjithëpërfshirës. Jemi duke u përballur me një sfidë të pazakontë që na ka imponuar që të marrin vendime agresive. Pandemia edhe në Kosovë ka bërë që bizneset e qytetarët kanë bërë që të ndikohen. Shumica e bizneseve kanë qenë të mbyllura, disa punëtorë s’kanë marrë fare paga”, ka thënë ajo.

Bajrami shton se janë detyruar që të marrin veprime të jashtëzakonshme që të përballen me pandeminë.

“Në vitin 2020 presim një rënie ekonomike prej – 3 %. Megjithatë presim që rritja

të ndodhë në vitet tjera. Për sa i përket çmimeve, pritet një stabilitet i theksuar. Po jetojmë në një kohë shumë sfiduese që krijon pa siguri të theksuar veçanërisht kur jemi te projeksionet e tilla ekonomike”, ka thënë ajo.

“E dini që fondi ndërkombëtar dhe banka botërore në rritje ekonomike do të jetë më i lartë se projeksionet tona. MF menjëherë pas kalimit të buxhetit do të fillojë rishikimin e kornizës afatmesme të shpenzimeve. Kur jemi te të hyrat, duke u bazuar në rishikimin e fundit, projeksionet tregojnë se në vitin 2020, krahasuar me vitin e kaluar kemi një rënie prej 5%, krahasuar me buxhetin origjinal rënia është mjaft e madhe 11.5%. Te pagat dhe mëditje ka buxhet të mjaftuar për këtë vit”, tha ministrja Bajrami./

Shpërndaje në: