Bajrami: VV urren sektorin privat, Hekuran Murati i paska kthy tytat kah tatim-paguesit më të mëdhenj të vendit

Bajrami: VV urren sektorin privat, Hekuran Murati i paska kthy tytat kah tatim-paguesit më të mëdhenj të vendit

Ish-ministrja e Financave nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes Facebook pas publikimit të listës së bizneseve që kanë përfituar nga program i rimëkëmbjes ekonomike të qeverisë së kaluar.

Ajo ka thënë se publikimi i kësaj liste është bërë me qëllim që të zhvendoset vëmendja diku tjetër, pasi që VV-ja i neglizhoi pensionistët dhe familjet me asistencë sociale me vendimet e djeshme të Qeverisë, transmeton Periskopi.

“Minister, top 50 bizneset që ju keni publikuar janë përfitues të po atyre shumave POR ju keni mbetë borxh këtyre bizneseve dhe publikut të gjerë diçka tjetër: Publikoje sa kontribuojnë këto biznese në buxhetin e shtetit, bëje publike edhe atë tabelë! Edhe një gjë nëse dëshiron me qënë transparent publikoj edhe 50 top përfituesit e masave të Pakos Fiskale Emergjente të qeverisë KURTI I. Me këtë urrejtje që keni për sektorin privat është mirë të na tregoni si dhe ku do të realizoni punësimin e të gjithë të diplomuarëve, premtim ky yti i fushatë së fundit”, ka shkruar ndër të tjerash Bajrami. /Periskopi.

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: