“Baju, baju, largomu prej këtuhi”: Për pak s’kërcet mes Dimal Bashës dhe Arben Gashit

“Baju, baju, largomu prej këtuhi”: Për pak s’kërcet mes Dimal Bashës dhe Arben Gashit

Për pak sa nuk ka shpërthyer përleshje mes deputetit Dimal Basha të VV dhe atij të LDK-së, Arben Gashi.

Kjo pasi LDK nuk ka votuar një marrëveshje për borxh për mbi 40 milionë euro për skemat sociale.

“Hera e parë që një grup parlamentar që voton Kundër që është për shtresën ma të varfër të vendit.Tash kemi edhe marrëveshje me ShBA-në dhe dilni votoni kundër.I keni lodhë qytetarët, dilni bëni filma këtu, turp turp cka keni bë sot”, tha Basha, përcjell Periskopi.

Më pas, deputet Basha i shkoi fare pranë deputetit Gashi.

“S’ke nevojë me folë ti këtu, baju prej këtuhit, largohu prej këtuhi. Marrëveshje ndërkombëtare prej 47 milionë euro kredi, ne arsyetuam dhe votuam kundër sepse ideologjikisht, teknikisht vlerësojmë si grup parlamentar që është në dëm të shtetit të Kosovës”, tha Gashi.

 

Shpërndaje në: