Bale e gjen një arsye se pse nuk ishte për ta festuar titullin e Realit me lojtarët e tjerë

Bale e gjen një arsye se pse nuk ishte për ta festuar titullin e Realit me lojtarët e tjerë

Real Madridi festoi këtë të shtunë titullin e 35-të.Në festimet e bardhezinjve morën pjesë drejtuesit, stafi trajner dhe praktikisht të gjithë lojtarët… me përjashtim të njërit.

I lënduar në shpinë dhe i paaftë për të marrë pjesë në lojë, Gareth Bale nuk u paraqit as për të festuar me shokët e tjerë të skuadrës.

Megjithatë mungesën e tij, Bale e arsyetoi përmes një reagimi në Twitter.

“Jam i zhgënjyer që nuk isha në gjendje të jem pjesë e festimeve të titullit për shkak të një spazme të keqe të shpinës, por jam vërtet krenar për skuadrën që fitoi kupën! Shijojeni festën djema!“, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: