Bale i pandalshëm në Amerikë, shënon gol të çmendur me Los Angeles

Bale i pandalshëm në Amerikë, shënon gol të çmendur me  Los Angeles

Gareth Bale vazhdon formën e mirë në Major League Soccer, te Los Angeles.

Këtë merkato Bale kaloi në Amerikë, te Los Angeles si një lojtar i lirë.

Që nga transferimi i uellsianit drejt MLS, ai ka shënuar tri gola në dy ndeshje.

Sot Los Angeles ka shënuar fitore të thellë ndaj Real Salt Lake, me rezultat 4-1, në kuadër të Major League Soccer.

Golat për LA i shënuan Cristian Arango, Kellyn Acosta dy gola, dhe në fund Gareth Bale.

Goli i anësorit ishte ai që ra më së shumti në sy, pasi dribloi pothuajse të gjithë mbrojtjen e Salt Lake dhe më pas shënoi golin.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell golin e bukur të uellsianit:

VIDEO

Shpërndaje në: