Bale nuk kursen lëvdatat për vete: Jam më i miri te Real Madridi, kur vjen puna te golfi

Bale nuk kursen lëvdatat për vete: Jam më i miri te Real Madridi, kur vjen puna te golfi

Gareth Bale nuk ka kursyer lëvdatat për veten e tij, duke folur së fundmi për sportin e golfit.

Golfi dhe Bale asociojnë së bashku që nga koha kur uellsiani lihej në bankën rezervë te ‘Los Blancos’, dhe kohën e lirë e kalonte duke luajtur golf, pasi kishte humbur paksa interesimin për futbollin.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se te skuadra e tij është më i miri në atë sport dhe se vetëm dy lojtarë e luajnë këtë sport për ekzibicion.

“Jemi vetëm dy nga ne që luajmë golf në Real Madrid, kështu që pa dyshim unë jam numri 1 në këtë sport, në dhomat  e zhveshjes te ne”, ka thënë Bale, transmeton Periskopi.

“Thibaut Courtois është tjetri që luan, por ai nuk është më i mirë sesa unë”, shtoi uellsiani. /Periskopi/

Shpërndaje në: