Bale rikthehet në Premierligë, në janar?

Bale rikthehet në Premierligë, në janar?

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, vazhdon ta ketë të ardhmen e tij në udhëkryq.

Anësori i Real Madrid, nuk është shumë i pëlqyer në skuadër, sidomos jo nga trajneri Zinedine Zidane, i cili gjatë verës i kërkoi të gjej skuadër.

Sipas raportimeve të ‘Don Balon’, Bale është i hapur për një rikthim në Premierligë, kur hapet afati kalimtar i dimrit.

Uellsiani është i gatshëm të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, nëse skuadra dështon të shënojë progres në muajt në vazhdim.

Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë dy skuadrat të cilat kanë shfaqur interesim për shërbimet e lojtarit.

Bale ishte afër transferimit në Kinë gjatë verës, por transferimi i tij dështoi.

Shpërndaje në: