Bali Muharremaj i Suharekës, i pari që konfirmon mospjesëmarrjen në takim me Kurtin

Bali Muharremaj i Suharekës, i pari që konfirmon mospjesëmarrjen në takim me Kurtin

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka konfirmuar mospjesëmarrjen në takim me Kryeministrin Albin Kurti.

Ky hap vjen pas thirrjes së Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të gjithë drejtuesit e komunave që ta refuzojnë këtë takim.

Thirrja siç është konfirmuar nga Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, vjen pas largimit të AKK-së nga komiteti për menaxhimin e pandemisë.

Kurti ka ftuar për këtë të martë në takim kryetarët e komunave për të diskutuar rreth situatës me COVID-19.

https://www.periskopi.com/periskopi-meson-arsyet-bordi-i-akk-se-u-beri-thirrje-kryetareve-te-komunave-qe-te-mos-shkojne-ne-takim-me-kurti/

Shpërndaje në: