Balla: Mos harrojmë se Berisha furnizonte me karburant makineri vrasëse serbe

Balla: Mos harrojmë se Berisha furnizonte me karburant makineri vrasëse serbe

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se Shqipëria ka dënuar masakrën e Srebernicës dhe madje ka mbështetur edhe rezolutat në OKB dhe OSBE.

Balla u shpreh se kane diskutuar per kërkesën e një grupi deputetesh te PD, te cilet kane kerkuar qe parlamenti shqiptar te miratoje nje rezolute qe denon masakren e Srebernicës.

Për dënimin e gjenocidit në Srebernicë dhe të gjithë biem dakord që Shqipëria e ka dënuar këtë masakër. Shqipëria ka qenë mbështetëse e rezolutave në OKB për dënimin e gjenocidit dhe kemi përshëndetur vendimmarrjet e gjykatës së Hagës ndaj autorëve të kësaj masakre.

Në këtë kontekst kemi patur një propozim me propozuesin. Tritan  Shehut i kam kërkuar që këto çështje të kenë dakordësinë e të gjitha palëve dhe askush nuk duhet të marrë protagonizëm.

Në korrik 1995 ata që drejtonin Shqipërinë në atë kohë dhe presidenti i asaj kohë ka qenë në mbështetës të makinerisë vrasëse. Berisha furnizonte me karburant makineri vrasëse të presidentit të asaj kohë te Serbisë dhe pasojat që solli ai gjenocid”, tha Balla.

Shpërndaje në: