Balla takim me kryeministrin e Rumanisë: Bashkëpunimi i shkëlqyer duhet të vazhdojë edhe në planin e shkëmbimeve tregtare

Balla takim me kryeministrin e Rumanisë: Bashkëpunimi i shkëlqyer duhet të vazhdojë edhe në planin e shkëmbimeve tregtare

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim në Kryeministrinë e Rumanisë.

Balla thekson se bashkëpunimi i i shkëlqyer në nivel politik mes dy qeverive tona duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregëtare.

“Bukuresht Pritja dhe takimi në Kryeministrinë e Rumanisë (Pallati Viktoria). Bashkëpunimi i shkëlqyer në nivel politik mes dy qeverive tona duhet të ngrihet në një nivel tjetër edhe në planin e shkëmbimeve tregëtare. Rumania është një prodhues i madh energjie dhe drithërash dhe në kontekstin e ri të krijuar global kemi plot mundësi bashkëpunimi”, shkruan Balla.

Shpërndaje në: