Ballina brutale e L’Equipes për të cilën të gjithë po flasin

Ballina brutale e L’Equipes për të cilën të gjithë po flasin

Ligue 1 mbetet liga e vetme e madhe që ka vendosur për anulimin e sezonit 2019/2020 në futboll.

Pas vendimit qeveritar që në Francë të mos ketë tubime të mëdha deri në shtator, Federata e Futbollit të Francës vendosi menjëherë për përfundimin e parakohshëm të sezonit, ku PSG u shpall kampion.

Atë kohë, ende nuk kishte qëndrime të qarta nga ligat tjera, por të cilat duke shikuar situatën me COVID-19, vendosën që të gjitha të rikthehen, me Bundesligës që tashmë veç ka vazhduar sezonin.

Shumë klube në Francë kanë reaguar ashpër kundër këtij vendimi, dhe më të zëshmit kanë qenë Lyon, që kanë mbetur jashtë Evropës për herë të parë në 23 vitet e fundit.

E ashpër me vendimin për përfundimin e parakohshëm të sezonit futbollistik është treguar edhe gazeta e madhe sportive në Francë, L’Equipe.

Ajo në ballinën e saj të fundit, i ka quajtur “idiotë” ata që kanë përfunduar sezonin, duke e ilustruar të gjithën në faqen e parë të gazës së tyre.

Shpërndaje në: