Ballkani e Malisheva shfrytëzojnë krizën e futbollit në Drenicë: Feronikeli 8 humbje rresht, Drenica 5

Ballkani e Malisheva shfrytëzojnë krizën e futbollit në Drenicë: Feronikeli 8 humbje rresht, Drenica 5

Ballkani dhe Malisheva kanë marrë fitore në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kriza e futbollit në rrafshin e Drenicës i ka shkuar për shtati Ballkanit e Malishevës. Ballkani mposhti në udhëtim Feronikelin 0:1, derisa Malisheva si vendase mposhti Drenicën 2:0.

Solomon shënonte golin e vetëm në Drenas, për t’i dhënë fitoren Ballkanit. Goli u shënua në minutën e 25’ të pjesës së parë.

Në anën tjetër, Malisheva gëzon tri pikët falë golave të shënuara në minutat e fundit të secilës pjesë. Fillimisht nga penalltia, Hyseni u tregua i saktë në minutën e 45+5’. Goli vendimtar erdhi në minutën e 90′.

Me fitoren sot, Ballkani shkon në 30 pikë, kurse Malisheva në 18 sosh. Drenica mbetet me 20 pikë, derisa Feronikeli numëron 10 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: