Ballkani është duke i dhënë leksion Feronikelit: Mbyllen pjesët e para nga dy ndeshjet që po luhen sot

Java e dytë e Superligës së Kosovës në futboll ka vazhduar sot me dy ndeshje interesante që kanë filluar nga ora 17:00.

Ferizaj-Gjilani dhe Ballkani-Feronikeli janë dy përballjet që janë duke u zhvilluar, raporton Periskopi.

Skuadra e inkuadruar në Superligë këtë edicion, Ballkani befasisht është duke avancuar me rezultat 2-0 si vendase pas pjesës së parë kundër kampionit të Kosovës.

Blendi Baftiu ka shënuar për epërsinë e parë të Ballkanit në minutën e pestë, para se Besnik Krasniqi të dyfishonte shifrat në minutën e 19-të, derisa me epërsi 2-0 Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë.

Në takimin tjetër që po zhvillohet mes Ferizajt dhe Gjilanit, Fjoart Jonuzi ka shënuar në kohën shtesë të pjesës së parë për t’ia dhuruar epërsinë Gjilanit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: