Ballkani fiton ndaj Llapit – ndërprerje, polici, fyerje dhe çdo gjë e keqe që mund të shihet në futboll

Ballkani fiton ndaj Llapit – ndërprerje, polici, fyerje dhe çdo gjë e keqe që mund të shihet në futboll

Është mbyllur edhe ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit.

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka arritur që të shënojë fitore 2:0  në përballjen me Llapin, shkruan Periskopi.

Heroi i takimit ishte Ermal Krasniqi, i cili shënoi që të dy golat për skuadrën e tij (13′ dhe 90+3′).

Kjo ndeshje ishte tejet e tensionuar, me shumë provokime nga tribunat, bëri që të kishte ndërprerje të takimit në dy raste.

Fillimisht ndeshja u ndërpre në minutën e 23’, kur tifozët e Ballkanit nuk ndalnin fyerjet ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.

Më pas, para se të fillonte pjesa e dytë, policia ndërhyri edhe një herë, për të zbrazur tribunat, pasi tifozët ishin në numër më shumë sesa lejohet.

Ballkani bëri një pjesë të dytë me fokusin në aspektin defensiv për të ruajtur rezultatin, kurse Llapi nuk theu dot suharekasit.

Vlen të përmendet edhe fakti se Llapi luajti me 10 lojtarë nga minuta e 72’, kur Ramadani u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë rezultat, Ballkani shkon në 11 pikë, kurse Llapi mbetet me vetë dy pikë në pesë ndeshje. /Periskopi/

Shpërndaje në: