Ballkani i afrohet Dritës, Gjilani mbetet prapa liderit me 6 pikë

Ballkani i afrohet Dritës, Gjilani mbetet prapa liderit me 6 pikë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Gjilan dhe Suharekë.

Ballkani ka shënuar fitore të lehtë ndaj Vushtrrisë me rezultatin 3:1.

Kurse, Llapi ishte afër befasisë në Gjilan, pasi deri në minutën e 90-të kishte epërsinë, por një ‘predhë’ e Prognit bëri që ndeshja të përfundonte baras 2:2.

Me këtë barasim, Gjilani tashmë mbetet prapa liderit me 6 pikë.

Kurse, Llapi qëndron në pozitën e gjashtë, pozitë kjo në të cilën ishte edhe para kësa jave.

Ndërsa me fitore, Ballkani tashmë zë pozitën e dytë, së paku deri në përfundim të ndeshjes së Prishtinës, pasi të fundit në rast fitore do të dilnin në këtë pozitë. 

Shpërndaje në: