Ballkani kërkon fitoren e parë në fazën e grupeve në Conference League ndaj Sivassporit

Ballkani kërkon fitoren e parë në fazën e grupeve në Conference League ndaj Sivassporit

Ballkani do ta zhvillojë sonte një ndeshje të rëndësishme në Conferece League.

Kampioni kosovar do ta vizitojë Sivassporin, në kuadër të fazës së grupeve të kësaj gare.

Pas një humbjeje dhe një barazimi, skuadra nga Suhareka do ta kërkojë fitoren e parë në këtë garë sonte, në xhiron e tretë të Grupit G.

Trajneri Ilir Daja thotë se ekipi Portokalli po mundohet të bëjë eksperiencë sa më të mirë në daljen e tij të parë në Evropë, ku tashmë veçse e ka shkruar historinë.

“Duke u nisur nga fakti se për ne është eksperienca e parë. Ballkani merr pjesë për herë të parë në Evropë. Kundërshtarët kanë qenë mjaft të fortë. Kemi bërë lojëra të mira. Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë. Në këtë moment është e rëndësishme të paraqitemi sa më mirë, ta përfaqësojmë edhe Kosovën në mënyrën më të mirë. Shpresojmë që herave të tjera ta kemi synim kalimin e grupit”, ka thënë Daja në konferencë për shtyp.

Paraprakisht, Ballkani kishte barazuar 1:1 me CFR Cluj në shtëpi dhe kishte humbur 2:3 nga Slavia Praga.

Ndeshja ndërmjet Sivassporit dhe Ballkanit do të fillojë në orën 18:45 me orën tonë lokale.

Shpërndaje në: