BALLKANI me arritje historike, arrin në finalen e “Play-Off” të “Konferencë Ligës”

BALLKANI me arritje historike, arrin në finalen e “Play-Off” të “Konferencë Ligës”

Ekipi i Ballkanit nga Suhareka ka shkruar historinë.

Ata janë kualifikuar në finale të “Play Off-it” të “Konferencë Ligës.

Ballkani eliminoi skuadrën e Klaksivikut pas ekzekutimit të penaltive.

Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 4:4. Kështu u deshtë ekzekutimi i penaltive, ku lojtarët e Ballkanit ishin më të suksesshëm.

“Xhebrailat” e Suharekës shënuan 4 nga 5 penaltit, kurse kundërshtarët shënuan vetëm 3 penalti.

Heroi i ndeshjes padyshim ishte portier Ljuljanovic i cili priti dy penallti. Në fazën e fundit të kualifikimeve, Ballkani do të luaj kundër Shkupit.

Ndeshja e parë është me 18 gusht në Shkup. Ndeshja kthyese është me 25 gusht.

Shpërndaje në: