Ballkani me vështirësi por triumfon kundër Gjilanit në Suharekë, kryeson tabelën i vetëm

Ballkani me vështirësi por triumfon kundër Gjilanit në Suharekë, kryeson tabelën i vetëm

Ballkani ka fituar kryendeshjen e xhiros së 16-të në Superligë kundër Gjilanit me rezultat 2-1, në Suharekë.

Fillimisht, Blendi Baftiu kaloi në epërsi Ballkanin me anë të një goli me kokë në minutën e 14-të, pas një asistimi brilant nga krahu i majtë, raporton Periskopi

Dhjetë minuta më vonë, Jetmir Topalli realizoi atë që është padyshim goli i stinorit, derisa qëlloi cakun nga një kënd tejet i vështirë.

Në minutën e 37-të, Gerhard Progni ngushtoi rezultatin duke shënuar për Gjilanin, pas një gabimi në mbrojtjen e Ballkanit.

Në pjesën e dytë, përkundër rasteve, gola të tjerë nuk pati dhe kështu Ballkani vazhdon fiton tre pikë të reja, derisa tani grumbullon 34 sosh dhe zë pozitën e parë.

Në anën tjetër, Gjilani mbetet në kuotën e 31 pikëve në vendin e dytë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: