Ballkani në Conference League e Shkupi në Champions kërkojnë kualifikimin tutje

Ballkani në Conference League e Shkupi në Champions kërkojnë kualifikimin tutje

Sot do të zhvillohet rrethi i tretë i garave në Ligën e Kampionëve dhe ato të Conference League.

Skuadra e Ballkanit ka një mundësi të artë që sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të shkruajë historinë në Conference League, shkruan Periskopi.

Me fillim nga ora 20:00 djelmoshat e trajnerit, Ilir Daja do të mundohen ta fitojnë edhe ndeshjen e kthimit ndaj klubit nga San Marino, La Fiorita.

Suharekasit ndeshjen e parë e mbyllën me rezultat fantastik në 4:0 dhe sonte si duket e kanë më të lehtë këtë përballje.

Ndërkaq, një orë më vonë, Shkupi e ka ndeshjen e vështirë ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë mes skuadrave u mbyll me rezultatin e barabartë në 2:2, e sonte ende janë ‘letrat e hapura’ që Shkupi të mendojë kualifikimin tutje.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 21:00 dhe luhet në stadiumin ‘Toshe Proeski’ në Shkup./Periskopi/

Shpërndaje në: