Ballkani siguron rundin e tretë – Mbush arkën me para nga UEFA

Ballkani siguron rundin e tretë – Mbush arkën me para nga UEFA

Ballkani ka siguruar kalimin tutje në raundin e tretë të Conference League me një triumf ndaj klubit nga San Marino, La Floritas

Skuadra kosovare ka triumfuar me rezultat 6 me 0 në ndeshjen e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 10 me 0 nga dy ndeshjet.

Albion Rrahmani realizoi ‘Hat-trick’ në këtë takim, duke u bërë vetëm futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që e bën këtë gjë në garat evropiane.

Abazi dhe Ermal Krasniqi i shënuan tre golat e tjerë, me fitoren që nuk u kontestua në asnjë moment.

Nga kualifikimi në raundin e tretë, FC Ballkani ka fituar 350 mijë euro nga UEFA.

Shpërndaje në: