Ballkani sot përballet me kampionin e San Marinos

Ballkani sot përballet me kampionin e San Marinos

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani sot në orën 20:45 do të përballet me La Floritan, në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Portokallezinjtë, të hënën, kanë arritur në San Marino dhe kanë kryer stërvitjen e fundit para kësaj përballje, teksa optimizmi për sukses është i madh, megjithëse të gjithë në skuadrën suharekase janë të vetëdijshëm se nuk duhet të gëzohen para kohe. Ballkani vjen në këtë ndeshje pas eliminimit nga rrethi i parë në Ligën e Kampionëve, teksa ekipi nga San Marino humbi në gjysmëfinale të rrethit paraeliminator nga Inter D’Escaldes.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa skuadra që kalon tutje në rrethin e tretë do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Sutjeska (Mali i Zi) – Klaksvik (Ishujt Faroe).

Shpërndaje në: