Ballkani vendoset në hotelin luksoz ku qëndron edhe Kombëtarja e Kosovës para ndeshjes me Prishtinën

Ballkani vendoset në hotelin luksoz ku qëndron edhe Kombëtarja e Kosovës para ndeshjes me Prishtinën

Prishtina pret në “Fadil Vokrri” Ballkanin, të shtunën me fillim nga ora 17:00, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka po qëndron në Hotelin Emerald, një natë para ndeshjes, aty ku akomodohet edhe Kombëtarja e Kosovës, transmeton Periskopi.

Kujtojmë se aktualisht Ballkani udhëheq në kampionat me 40 pikë, tri më shumë se Prishtina në vendin e tretë.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifoz dhe ju media ,

Duke marrë për bazë se po afrohet derbi i IPKO Superligës Prishtina – Ballkani,

Klubi jonë është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme teknike dhe sportive për tu përgatitur sa më mirë për këtë sfidë, ku në kuadër të kësaj situate që bartë një ndeshje derbi FC Ballkani do të dërgoj klubin në karantinë.

Klubi vendoset në hotel Emerald një ditë para ndeshje, më datë 28.02 ditë e Premte.

Gjithashtu për Media është e paraparë edhe konferenca për shtyp në ditën e Premte në ora 17:30 në hotel Emerald ,

Ju mirëpresim

Na priftë e mbara 

Shpërndaje në: