Ballkanit nuk i buzëqesh fati në shortin e dytë të Ligës së Kampionëve

Ballkanit nuk i buzëqesh fati në shortin e dytë të Ligës së Kampionëve

Sot në Nyon të Zvicrës u mbajt edhe shorti i dytë i Ligës së Kampionëve, ku kësaj radhe, kampionit të Superligës së Kosovës nuk i ka buzëqeshur fati.

Në shortin e parë që u mbajt dje, Ballkani e mësoi kundërshtarin e parë, ku do të përballet me kampionin e Lituanisë, FK Zalgiris, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, Ballkani tani ka mësuar edhe kundërshtarin e raundit të dytë, ku në rast fitoreje kundër Zalgiris, mund të përballet me gjigantin norvegjez, Malmo.

Por, në mënyrë që të kemi një duel mes Ballkanit e Malmos, kjo e fundit duhet ta fitojë ndeshjen kundër fituesit të raundit preliminar.

Më poshtë mund ta gjeni shortin e dytë të Ligës së Kombeve.

Shpërndaje në: