Bam, bam, stop: Vushtrria nuk lejon fëmijët të gjuajnë me petarda e fishekzjarre

Bam, bam, stop: Vushtrria nuk lejon fëmijët të gjuajnë me petarda e fishekzjarre

Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi,  nëpërmjet një  urdhërese të lëshuar ka vendosur të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në qytet, më specifikisht ndalohet ndezja e fishekzjarreve në sheshe, rrugë, zona të banuara dhe tregje.

Kjo urdhresë hynë fuqi me datën 15 dhjetor dhe vlen deri me datën 15 janar 2022.

Për të gjithë ata që shkelin këtë urdhresë sipas ligjeve në fuqi parashihen edhe dënime.

Shpërndaje në: